Djali shqiptar rrahu babain në avion’, plas sherri në linjën Tiranë-Romë, avioni...

Djali shqiptar rrahu babain në avion’, plas sherri në linjën Tiranë-Romë, avioni bën ulje te detyruar

75
0
Shares

Një avion i linjës ‘Blu Express Panorama’ që kryen itinerarin Tiranë-Romë është dashur të ndryshojë destinacion dhe të devijojë drejtimin për tu ulur në aeroportin e Pescaras,

Shkak është bërë një pasagjer shqiptar që ka nisur të ulërasë dhe më tej të godasë babain e tij të moshuar.

Sipas mediave italiane, avioni ishte nisur nga Tirana në orën 16.45 për në drejtim aeroportin e Fiumicino në Romë.

Në këtë moment një pasagjer shqiptar i moshës 30 vjeç, pak minuta pas nisjes ka nisur të ulërasë dhe të kërcënojë pasagjerët e tjerë.

Pikërisht në këtë çast ai ka filluar të godasë në fytyrë babain e tij të moshuar që i qëndronte ulur në krah.

Personeli dhe disa pasagjerë tentuan ta qetësonin, por burri nuk është qetësuar përkundrazi ka filluar ta ngrejë edhe më shumë zërin.

Një tjetër pasagjere, menaxhere italiane ka mundur gjithsesi ta qetësojë falë edhe ndimës së stjuardëve.

Avioni më pas u ul në Pescara dhe burri u arrestua ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY