Detaje nga potesta e opozitës, policia refuzon kërkesën e PD

Detaje nga potesta e opozitës, policia refuzon kërkesën e PD

50
0
Shares

Opozita e bashkuar do të protestojë pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndonëse plani i detajuar ende nuk është zbuluar.

Burime për Droni.al bëjnë me dije se Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21;00.

Sipas informacioneve te deri tanishme, për protestën do të jenë të angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërkohë që Kryeministria është rrethuar nga një gardh metalik. Në gatishmëri për këtë protestë janë fotcat ‘Shqiponja’, FNSH dhe RENEA. Ndërkohë janë shtuar kamerat e sigurisë dhe ndriçimi.

Kujtomë se në protestën e fundit, në 25 Maj, opozita mbajti një protestë shumë paqësore, ku fokusi kryesor ishin simbolikat e përdorura në drejtim të Kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY