A do ndikojë situata politike tek investimi në Kuçovë? Flet sekretari i...

A do ndikojë situata politike tek investimi në Kuçovë? Flet sekretari i përgjithshëm i NATO-s

53
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur pak pas mesdite në Tiranë. Ashtu si ishte përcaktuar në axhendë, ndalesa e parë është në Kryeministri, ku bashkë me Kryeministrin Rama po mbajnë një konference të shkurtër për shtyp.

Stoltenberg është pyetur për situatën e krijuar në Shqipëri teksa ka bërë thirrje që të respektohen institucionet dhe demokracia në vend. Ai ka deklaruar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut. Gjithashtu i pyetur në vijim për investimet e NATO në Shqipëri, lidhur me bazen në Kuçovë, ai theksoi se kjo nuk do të ndikojë në vendimet e tyre, pasi është e përcaktuar me herët si pjesë e planit të përgjithshëm në NATO.

U bëj thirrje aktorëve politike që të sillen me vetëpërmbajtje dhe të kërkojnë konsensus për të vazhduar rrugën tuaj të integrimit dhe për të zgjidhur cdo diferencë politike.  Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe rajonin”,-tha Stoltenberg.

Kurse Kryeministri Rama nga ana tjetër, shfrytëzoi momentin e konferencës për të dhene mesazhe pak orë para protestës. Ai nënvizoi se konflikti politik nuk i shërben vendit dhe as procesit integrues të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/629997654144733/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY