VIDEO/ PS shpërndan ushqime në këmbim të votës, reagon Berisha: “Ushqim për...

VIDEO/ PS shpërndan ushqime në këmbim të votës, reagon Berisha: “Ushqim për votë”

38
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social FB një video ku sipas tij, PS ka nisur blerjen e votave në qytetin e Elbasanit.

Berisha shkruan se nën mbikëqyrjen e policisë po fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendrat arsimore me moton “ushqim për votë”.

“Ushqim për votë! Hapet ne Elbasan fushata e blerjes së votës!

Nen mbikëqyrjen e policisë fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nën moton “ushqim për votë”, shkruan Berisha, ndërsa fton qytetarët të lexojnë mesazhin e denoncuesit.

“Pershendetje dr!

SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë.

Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.

Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë”.

Pak më herët, të njëjtin denoncim bëri edhe ish deputeti demokrat për Elbasanin, Luçiano Boçi.

©

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY