Tërmetet në Korçë, Meta nxit autoritetet: Merrni masa të menjëhershme

Tërmetet në Korçë, Meta nxit autoritetet: Merrni masa të menjëhershme

44
0
Shares

Situata pas tërmeteve në juglindje vazhdon të jetë e pastabilizuar, kjo pasi 80 familje janë dëmtuar dhe deri tani janë 4 të lënduar. (Kliko ketu)

Një reagim të fortë e ka dhene Presidenti Ilir Meta. Presidendi ne nje reagim per mediat, shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

“Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi. Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar”- thuhet ne reagimin e Presidences.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY