Agron Llakaj prek me fjalët për Muhamet Likën, aktori shumë i revoltuar...

Agron Llakaj prek me fjalët për Muhamet Likën, aktori shumë i revoltuar dhe me mediat

125
0
Shares

Ndarja nga jeta e parodistit Muhamet Liko hidhëroi padyshim gjithë publikun shqiptar. Arti është në ditë zie. Ikona e humorit, njëri nga parodistët e Vlorës, Muhamet Liko u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak.

Ndërkohë, kjo ngjarje ka hidhëruar pa masë aktorin e njohur Agron Llakaj, i cili ka humbur njërin nga kolegët më të mirë.

Sot është një ditë e rendë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe per te gjithë shqiptaret që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora nje nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata jane katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur…”, shkruante Llakaj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në një pronocim për Panorama Llakaj ka dhënë më shumë detaje se si është njohur me parodistët e Vlorës.

Metin e kam njohur për herë të parë si spektator. E adhuroja katërshen e ‘Paradistëve të Vlorës’ dhe sot e kësaj dite të tillë mbeten për mua. Unë i kam quajtuar ‘4 Moskëtierët’ e humorit shqiptar. Asnjëherë s’e kisha kisha menduar që një ditë do i kisha aq të afërt e me shumë koncerte. I kam pasur preferencialë në ‘Portokalli dhe ‘Aplazar’ Flas në shumës se asnjëherë talenti i njërit nuk ishte i ndarë nga tjetri. Meti ishte ‘kripë’ humori, i qeshur dhe hokatar dhe një koleg i mrekullueshëm”, ka thënë Llakaj.

Ndërkohë më tej aktori nuk ka lënë pa përmenduar edhe reagimin e ulët mediatik për një humbje të madhe si kjo. Sipas tij mediat u përqendruan tek aktualiteti politik.

Nuk mendoja kurrsesi se do vinte një ditë të flisja për Metin në këto rrethana. Jeta e tillë është por përtej të gjithave u trondita edhe nga reagimi i ekraneve. Unë mendoja se vdekja e tij është më shumë ngjarje se takimi i Bashës në Kurbin dhe i Ramës në ndonjë prezantim kandidati. Këtë e quaj mungesë respekti dhe s’di ç’emër ti vendos. Meti ishte dhe do mbetet etalon në llojin e vet dhe i papërsëritshëm’, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY