Paloka sjell në vemendje grupin tresh: Para pak ditësh ishin në Holandë,...

Paloka sjell në vemendje grupin tresh: Para pak ditësh ishin në Holandë, mashtruan pa pikë turpi

51
0
Shares

Nënkryetari Edi Paloka ka reaguar duke komentuar kërkesën e Holandës për ti propozuar KE-së pezullimin e vizave për Shqipërinë.

Paloka më një reagim në rrjetet sociale shkruan se kjo pritej. Ai i referohet dhe vizitës së tre politikanëve (Rudina Hajdarit, Tualant Balles dhe Gramoz Ruçit) në Holandë para pak ditësh, ku thotë se kanë mashtruar shqiptarët dhe luajnë me të ardhmen e një vendi.

REAGIMI I PLOTE

E kuptoni sa te shpifur jane…vazhdojne te flasin per hapje te negociatave kur Brukselit i kerkohet kthimi i vizave per shqiptaret.
Pak dite me pare ishte dhe grupi tresh ne Hollande dhe pa piken e turpit deklaronin se sipas bisedave zyrtare , ceshtja e vizave nuk do avanconte me shume se kishte qene vetem nje akt simbolik etj,etj. Nuk i ve faj Rucit se atij Tao ja ben perkthimet dhe Tao mashtron edhe para pasqyres , po si mund te luhet keshtu me te ardhmen e nje vendi dhe mos mbash asnje pergjegjesi.
Po mashtrimi tjeter, se vendimet e vendeve antare per Shqiperine ishin te kondicionuara nga zgjedhjet per PE… Tani zgjedhjet jane mbyllur po pervec raportit te Mogherinit, goditjet po i vijne qeverise Rama nga te gjitha anet.
Gjermania i thote se nuk ka plotsuar asnje kusht. Hollanda dergon ne Bruksel kerkesen per kthimin e vizave, kurse Rama bertet: nuk iki se kam mandat katervjecar!!! Mandat per cfare, per ta grabitur dhe rrenuar perfundimisht kete vend ?
Kurz dha doreheqjen per nje skandal qe ne krahasim me ato te Rames duket si “gallate”.
Tereza May deklaroi se do dorehiqet sepse deshtoi ne misionin qe kishte marre persiper.
Taipras po ashtu.
Rama flet per mandat kater vjecar a thua se ky eshte me i paster e me i suksesshem se keta lider boterore.
E verteta eshte se ka nje ndryshim te madh mes tyre dhe Rames, aq sa eshte mekat edhe ti krahasosh; te gjithe ata si Kurz apo May permenden ne fjalen e tyre se nuk eshte karrigia por interesi i qytetareve qe i drejton. Tereza May me lot ne sy tha e bej kete akt sepse e dua vendin tim.
Atehere si mund te pretendojme nga nje monster si Rama qe per karrigen e tij sakrifikon edhe njerzit me te afert e jo me interesat e shqiptareve?!
Rama ne fakt nuk vlen e nuk ka dinjitet as sa nje trajner futbolli. Trajneri i Milanit, Gattuzo dha doreheqje pak dite me pare se nuk arriti objektivin qe kishte me ekipin. Deklaroi se largohet megjithese kontrata e tij me klubin donte vite qe te mbyllej .Nuk pranoi te marr as edhe nje qindarke si demshperblim sepse “marrdhenia ime me Milanin eshte shpirterore e jo financiare “-tha Ish-futbollisti, “i egri” Gattuzo.
Rama pervecse ka gjashte vjet qe deshton me hapjen e negociatave, po e rrenon kete vend ne cdo aspekt dhe ka guximin te permend “mandatin kater vjecar” qe eshte dhe nje mandat i vjedhur.
Nje monster e tille duhet qerruar nje ore e me pare, perpara se demet per Shqiperine dhe shqiptaret te jene te pariparueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY