KQZ i refuzoi një javë më parë, PD dhe LSI bëjnë lëvizjen...

KQZ i refuzoi një javë më parë, PD dhe LSI bëjnë lëvizjen e radhës

49
0
Shares

Vetëm një javë pas refuzimit të KQZ, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ndërmarrë veprimin e radhës.

Mësohet se opozita ka dorëzuar listat me komisionerët e tyre pranë KZAZ-ve në Shkodër dhe Gjirokastër, por nuk janë pranuar, pasi nuk janë subjekt zgjedhor.

Sakaq, një javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi listat e opozitës për komisionerë. Sipas KQZ subjektet që nuk janë pjesë e garës zgjedhore nuk mund të kenë komisionerë.

Ndërkohë, pas kësaj, PD dhe LSI ankimuan vendimin e KQZ pranë Kolegjit Zgjedhor.

Theksojmë se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që priten të bëhen më 30 qershor. Nga ana tjetër ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që të bëhen zgjedhje pa opozitën, duke i cilësuar ato si false.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY