VIDEO/6 ish-deputetët në Prokurori, Alibeaj: Të hetohen dhe provat që ne kemi...

VIDEO/6 ish-deputetët në Prokurori, Alibeaj: Të hetohen dhe provat që ne kemi dorëzuar

34
0
Shares

6 ish-deputetët të cilët janë proceduar nga Prokuroria për protestën e 16 Shkurtit, janë paraqitur në ambjentet e Prokurorisë për të marrë informacione lidhur me akuzën ndaj tyre.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj sqaroi se Prokuroria nuk i kishte njoftuar ne rruge zyrtare për procedimin, ndërsa kanë mangësi në deklarimin e akuzës dhe se cilat janë materialet që janë mbledhur kundër tyre.

Aliebaj tha se i kërkoi Prokurorit që akti i akuzës për të cilën akuzohet, të vijojë të vërtetohet dhe hetohet, gjë që sipas Alibeajt, nuk ka ndodhur.

Ata kanë kërkuar që të hetohen dhe dokumentat që ata kanë dorëzuar ku shihen shishe alkolike në tavolinen e ambjenteve në Drejtorinë e Policisë.

LIVE

LIVE – 6 ish- deputetë të Partisë Demokratike, tek Prokuroria e Tiranës,për te marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 30 mai 2019

Sipas PD, drejtuesit në policinë e Shtetit, ishin duke konsumuar alkool dhe shishet ndodheshin mbi tavoline në momentin kur ish-deputetët hynë për të kërkuar lirimin e të arrestuarëve nga protesta e 16 Shkurtit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY