Basha: Europa nuk i hap negociatat, Rama do t’ia kalojë ‘miun nën hundë’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kurbini ku është duke zhvilluar një takim me qytetarët kurbinas u shpreh se kryeministri Edi Rama, po mundohet t’ia kalojë “miun në hundë” Europës, por kjo e fundit nuk do të pranojë të hapen negociatat.

Lulzim Basha: Edi Rama me hilera dhe me dredhira mendon se do ja kalojë miun nën hundë Europës, por nuk ja kalon dot miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat, me një vend ku kryeministri i të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin. Është kapur duke vjedhur qindra milioan euro të qytetarëve të vet, është kapur duke mbrojtur kriminelët. Që të kalojë nëpër Europë, duhet që të kalojë nëpër Berlin, nëpër Paris, në Bruksel, në Hagë, në Kopenhagen, kudo ku standardet europiane. vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndarja dhe balancimi i pushteteve, ekonomia e pavarur, zbatimi rigoroz i Kushtetutës janë Bibla dhe Kurani i qeverive. Nuk kalon dot Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje