KPA shkarkon Rovena Gashin si prokurore, e “nxjerr zbuluar” pasuria

KPA shkarkon Rovena Gashin si prokurore, e “nxjerr zbuluar” pasuria

49
0
Shares
Rovena Gashi

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rrëzuar kërkesën e prokurores Rovena Gashi e cila ishte ankuar për vendimin e KPK-së. Kësisoj vuloset vendimi për shkarkimin e saj si prokurore.

Rovena Gashi ka mbajtur postin e Drejtueses së Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Adriatik Llallës.

KPK-ja e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë. Kjo u citua edhe sot në vendimin e KPK-së.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY