“Fshehu korrupsionin”,Duma: Rama klasifikoi si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona...

“Fshehu korrupsionin”,Duma: Rama klasifikoi si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro

55
0
Shares

Ne nje deklarate per mediat, ish-deputetja Grida Duma eshte ndalur tek tenderat e qeverise. 

Sipas saj, Edi Rama dhe agjencitë e tij refuzojnë t’u japin pergjigje gazetarëve për tenderat e shpallur sekret shteteror dhe cënojnë hapur konkurencën.

Duma thote se kushdo  ka vjedhur, duke konsideruar sekret shteteror vjedhjen e Edi Ramës, do   mbaje përgjëgjësi penale.

DEKLARATË E ANËTARES SË KRYESISË SËPARTISË DEMOKRATIKE,

GRIDA DUMA

Në ditët e fundit të saj, qeverisja e Edi Ramës mund tëpërkufizohet me fare pak fjalë: Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri.

Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratatkoncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror.

Rrjeti investigativ BIRN ka zbuluar se, që kur erdhi nëpushtet, qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekretshtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro.  Fare pakprej tyre janë të tillë që mund të klasifikohen si sekret, ato të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë.

Qindra tendera të tjerë që Edi Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar, mirëmbajtje godinash, përfshirëkryeministrinë, shërbime qeveritare apo kontrata qëkanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit.

Pjesë e klasifikimit të kontrave publike si sekret ështëedhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili refuzon t’u japëgazetarëve të BIRN-it të dhëna për tenderat e klasifikuar në mënyrë të paligjshme.

Kjo është e njëjta agjenci, që miratoi projektin e Unazës së Re ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro dhe shpalli fitues kompaninë fantazëm të krijuar me dijeninë e qeverisë së Edi Ramës në bazë tëdokumentave të fallsifikuara në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.

Është skandaloze që tenderat për rrugët apomirëmbajtjen e tyre klasifikohen si sekret shtetëror.Kjo vetëm shmang llogaridhënien dhe transparencën, duke I fshur publikut abuzimet dhe shekeljet me ligjin.

Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe tëpaligjshme këtë sjellje skandaloze të agjenciveqeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilatfshehin kontratat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor tëklientëve të Edi Ramës.

Klasifikimi i sekret shtetëror i qindra kontratavepublike është cënim i hapur i konkurëncës dhefavorizm i paligjshëm i disa kompanive të tjera. Me fjalë të tjera është vjedhje, është korrupsion.  Kjo ështëedhe arsyeja përse Edi Rama hesht dhe nuk u jeppërgjgije gazetarëve të BIRN-it, kur ata i kërkojnëshpjegime pse gjatë qeverisë së tij tenderat sekretshtetëror janë rritur.  

Këto fakte tregojnë sesi  shqiptarët zhvaten dhe shkretëtohen, sesi Shqipëria përdoret si pronëpersonale pa respektuar kushtetutë dhe ligj.

Shqiptarët po ikin varfëruar dhe zhvatur,meritojnë zgjidhje urgjente.

Partia Demokratike është angazhuar për ndërtuar pari rregullat e lojës nisin nga themelet ku gjendet pari sigurimi i votës lirë, i zgjedhjes lirë për nisur rrugën e merituar pasurimit dhe miqëqenies qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk duhet harrojë se kushdo ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetësor vjedhjen e Edi Ramës, do mbajë përgjëgjësi penale!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY