“Të nisin reformën”, ironia e ish-ministrit për zgjedhjet europiane: Të emërojnë Ramanën...

“Të nisin reformën”, ironia e ish-ministrit për zgjedhjet europiane: Të emërojnë Ramanën se vërdallë pa punë e kanë

37
0
Shares

Ish-Ministri, Ylli Manjani, ka ironizuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve europiane. Në një postim në facebook, Manjani thotë se të majtë e të djathtë, ekstremistë e centristë, fitimtarë e të mundur në Bashkimin Europian bien dakort që Bashkimi Europian duhet reformuar.

“Romana-Mogherini-Hahn na çanë atë, kokën dmth, duke na reformuar. Po këta paskan qenë të pa reformuar për vete… Po mirë, le t’ja nisin reformës! Të emërojnë Ramanën se vërdallë pa punë e kanë, si kapedane të reformës.Të marrin edhe Calaverën e ONM se do ju duhet që t’ua monitorojë reformën.

Ta marrin edhe Sorecën, që të dënojë publikisht cilindo që do protestojë kundër reformës së BE.Ndërkohë mund të shfrytëzojnë edhe burime të tjera që mund ti marrin si konsulentë me ditë pune nga pensioni, si psh Knut-i apo edhe Boschart i cili del në pension së shpejti…

Aman, veç të reformohen iher ata, pa pret puna jonë..., përfundon Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY