KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet e qershorit… përdoret shumë pak...

KQZ miraton fletët e votimit për zgjedhjet e qershorit… përdoret shumë pak “bojë”

48
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndryshe nga herët e tjera për qershorin e zgjedhjeve “shumë pak bojë” është përdorur për shkak se në një sërë fletësh votimi në qarqet e vendit ka vetëm një kandidat që garon. Përjashtim bëjën disa bashki ku kandidatë për kryetar ka sjellë dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Kësisoj në Tiranë, kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj do të mbajë numrin dy, duke i lënë “njëshin” kandidatit të “BD” Arben Skënderi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet lokale të qershorit, pasi deri më tani opozita ka dalë hapur kundër pjesëmarrjes në to. Ndërkohë kriza politike mes maxhorancës e opozitës duket sikur nuk ka zgjidhje pasi palët vijojnë të qëndrojnë larg mes tyre në qëndrimet.

Disa nga fletët e votimit për zgjedhjet lokale

Bashkia Tiranë
1. Arben Skënderi (Bindja Demokratike)
2. Erion Veliaj (ASHE)

Bashkia Durrës
1. Valbona Sakollari (Bindja Demokratike)
2. Valbona Sako (ASHE)

Bashkia Korçë
1. Leonard Olli (Bindja Demokratike)
2. Sotiraq Filo (ASHE)

Bashkia Vlorë
1. Dritan Leli (ASHE)
2. Valbona Mezini e BD

Bashki me një kandidat
Bashkia Fier
Bashkia Lushnje
Bashkia Shkodër
Bashkia Elbasan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY