EMRI/Kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, kush është gjyqtari që del para KPK

EMRI/Kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, kush është gjyqtari që del para KPK

326
0
Shares

KPK ka mbajtur seancë dëgjimore për gjyqtarin Dhimitër Lara. Ky i fundit është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Sipas ILDKPKI, Lara ka bërë deklarimi të saktë pasurie. Lara është përpara KPK për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së. Për gjyqtarin Lala kanë ardhur gjithsej 5 ankesa nga publiku.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për të përbëhet nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Dhimitër Lara e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Fierit. Në prill të vitit 2004, ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, funksion të cilin vazhdon ta ushtrojë prej 15 vitesh.  Lara është gjithashtu autor i librit “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale”, i cili është pjesë e kurrikulës në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dhimitër Lara nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY