“Asnjë hap pas”, Jorida Tabaku rendit 7 arsyet pse Rama duhet të...

“Asnjë hap pas”, Jorida Tabaku rendit 7 arsyet pse Rama duhet të ikë

58
0
Shares
Foto gjatë fjalës së deputetes Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në Facebook tregon 7 arsyet pse kryeminstri Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja e vendit.

Teksa rreshton 7 arsyet, Tabaku e mbyll postimin e saj me mesazhin se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, ndërsa fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës, lajmëruar në orën 19:00.

Postimi i plotë: 

7 arsye pse Rama duhet te ike!

* 300 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme e 60 mijë fëmijë ushqehen vetëm një herë në ditë, ndërkohë vetëm zyra e Kryeministrit kushton 1,6 milion euro.

* 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin e 130 mijë të rinj bankat e shkollës nga pamundësia ekonomike, ndërkohë 1 miliard euro janë shpenëzuar për zyra, automjete, bileta udhëtimesh, karburant e çdo luks për administratën e rilindjes.

* U propagandua shëndetësi falas por spitalet nuk kanë as medikamentet minimale, ndërkohe 385 milion euro shkojnë për 4 koncesione korruptive në shëndetësi.

* Paketa 1 miliard euro e koncesioneve, sot ka shkuar 2,2 miliard euro, për vetëm 14 koncesione korruptive, pa asnjë benefit për qytetarët.

* 4,2 miliard euro është demi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

* 300 milion euro për 11 miqtë e Ramës vetëm nga tenderat (pa përfshirë koncsione/ppp, leje minerare, ankande, qira të tokave shtetërore, investime strategjike e çdo kontratë tjeter publike) ndërkohë 50 biznese të ndershme mbyllen çdo ditë.

* 140 milion euro, fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga administrata, faturë e cila nuk është shteruese pasi Gjykata e Lartë është tërësisht jashtë funksioni.

ASNJË HAP PAS!

#PROTESTO

#SHQIPËRIASIEUROPA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY