Lëvizja e radhës nga banda e Emiljano Shullazit, kërkojnë përjashtimin e trupës...

Lëvizja e radhës nga banda e Emiljano Shullazit, kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese

79
0
Shares

Shullazi bën lëvizjen e radhës, kërkon përjashtimin e trupës gjykuese. Banda e Emiljano Shullazit ka kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese, pasi janë shprehur se kanë humbur besimin në gjykimin e drejtë, teksa shtojnë se gjyqtarëtjanë treguar arrogantë ndaj tyre.

Emiljano Shullazi bashkë me tre të arrestuarit e tjerë si pjesë e bandës së tij kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Saida Dollani, Albana Boksi dhe Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes.

Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nga të akuzuarit të cilët kanë mbi tre vjet që qëndrojnë në burg.

Seancat për kete çështje janë shtyrë disa herë brenda një kohe të shkurtër.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY