“Asnjë shanc të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje”, Manjani -Ramës: Konfirmo veten ose...

“Asnjë shanc të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje”, Manjani -Ramës: Konfirmo veten ose lëre me kaq

52
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka kapur vetëm një pjesë të shkurtër nga letra e sotme e Edi Ramës dhe e ka komentuar atë.

Pjesës kur Rama i sigurtë thotë se nuk keni shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje, Manjani i kujton se në fakt ai duhet ti shpallë zgjedhjet duke i dhene vendit zgjidhje politike.

Asnjë shanc të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje” – kumton Kryeministri në letrën e tretë të mllefit kundër opozitës.

Unë jam plotësisht dakort me këtë sentencë, pavarësisht dëshirës së mllefosur për të shkrirë opozitën.

Në thelb ashtu është, qeveria ndryshon vetëm me zgjedhje. Prandaj, shpalli ato zgjedhje! Jepi vendit zgjidhje politike dhe parlament pluralist!

Shko në zgjedhje politike si çdo politikan normal. Në mos si Kurz, të paktën si Vuçiç apo si Gruevski.

Sot për sot je Kryeministër jo nga shumica e votave popullore, por nga marrëveshja anti-Kushtetuese me Bashën.

Ajo marrëveshje ra, ndaj duhet të vendosë populli për përfaqësimin e vet politik jo Ti, as Basha e as të dy bashkë ju! As të gjithë bashkë ju, pleq e të rinj politikanë!

Por, vetëm Ti ke në dorë zgjidhjen e problemit. Lexoje dhe përdore nenin104 të Kushtetutës. Ai nen është shkruar për këtë ditë.

Shko në zgjedhje, i padorëhequr ashtu siç je! Shko në zgjedhje dhe o konfirmo veten në krye të qeverisë, ose lëre me kaq kët aventurë!

Lëri bashkitë, se siç i merr në dorëzim nga Çeçua do ja japësh prap Çeços si Çeçua!

Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s’ka ç’të humbë më. Ai që humb je vetëm ti…

Sinqerisht”,-shkruan  Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY