Ndryshon moti, para se të bëni plane për fundjavë zbuloni si do...

Ndryshon moti, para se të bëni plane për fundjavë zbuloni si do jenë temperaturat

49
0
Shares

Lajmet për motin, më në fund janë të mira, pas një muaji plot me shira.

Sot, Shqipëria dominohet nga kthjellimet, përveç zonave veriore ku priten vranësira dhe shira të përkohshëm.

Dita e enjte dhe e premtja, sjellin pas mesditës shira afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit, por mundësia për shira në zonat bregdetare është shumë e ulët.

Fundjava parashikohet të sjellë kryesisht mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Pritet rritje e temperaturave kryesisht në orët e mesditës, duke shënuar maksimume deri 24°C në zonat malore në qytetin e Kukësit, por mbi 27°C në disa qytete të ultësirës Perëndimore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Berati, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY