“Me këtë propozim i shërben karriges”, Basha i përgjigjet letrës së Ramës...

“Me këtë propozim i shërben karriges”, Basha i përgjigjet letrës së Ramës nga Durrësi

85
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës.

Në fjalën e tij, Basha i ka kthyer përgjigjie edhe letrës publike të kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama ne nuk pranojmë teatër në kurriz të shqiptarëve, jemi ngritur kundër interesave tona politike,”-tha Basha.

Basha u kujtoi tabulatet socialistëve, ku sipas tij, vetëm prej tyre, ata nuk do të gjejnë shpëtim. Basha tha se Rama i propozon të ulin kokën vetëm për të shpëtuar karriken e tij.

Me kete propozim, ai i sherben karriges së vetë dhe do të shkelë mbi dinjitetin e shqiptarëve për pushtetin e tij korruptiv. Propozimi i tij per 30 Qershorin eshte kapitullimi, na kerkon te heqim dore”,- shtoi Basha më tej.

Pjese nga fjala e Bashës:

Nuk luajm lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas
Misioni ynë është një mission kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mission të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.
Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik.
Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama.
Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë.
Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike.

LIVE

LIVE – Durrësi dhe gjithë Shqipëria janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa #25Maj

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 22 mai 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY