Ish-deputeti: Ja pse presidenti nuk mund ta mbrojë 30 Qershorin e Ramës

Ish-deputeti: Ja pse presidenti nuk mund ta mbrojë 30 Qershorin e Ramës

55
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, i cili më herët i kërkoi presidentit Meta të mbronte 30 Qershorin.

Boçi shkruan se Presidenti Ilir Meta nuk mund të mbrojë 30 qershorin e kryeministrit, Edi Rama. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Boçi shkruan se  Rama nuk po e kupton që ka kundër jo vetëm qytetarët dhe opozitën, por vetë Kodin Zgjedhor.

Ish-deputeti shkruan ndër të tjera se e gjithë kjo situatë po i kthehet në bumerang kryeministrit.

REAGIMI I PLOTE

PSE PRESIDENTI NUK MUND TA MBROJË 30 QERSHORIN E RAMËS? Rama i kërkon Metës që ky i fundit të mos sulmojë Reformën me anë të së cilës Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por të mbrojë 30 qershorin e dekretuar.

Të mbrojë pra të pambrojtshmen: turpin zgjedhor që po përgatit Rama.

Rama nuk po e kupton ende që ka kundër jo vetëm qytetarët, jo vetëm opozitën, por dhe vetë Kodin Zgjedhor. Neni 166 i Kodit e përcakton qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Kodi nuk parashikon garë me një kandidat. Zgjedhje pa opozitë nuk mund të ketë thotë Kodi.

Fituesi është produkt i votave pro krahasimisht me votat kundër, ose më saktë i votave të tjera pro që merr kundërshtari. Mbrojtja e vetme për Ramën mund të ishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti është shumë i qartë. Për ironi të fatit Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. E ka humbur toruan nga paniku. Edhe kur i japin “këshilla” fillon e bërtet. 25 Maji është shumë afër, prandaj!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY