Pushime jashtë vendit me makinë? Mësoni se në cilat shtete patenta juaj...

Pushime jashtë vendit me makinë? Mësoni se në cilat shtete patenta juaj njihet

333
0
Shares

Shpesh herë shqiptarët janë të privuar për të udhëtuar jashtë vendit me makinë private, pasi patentat nuk ju njihen.

Për  të sqaruar paqartësitë Ministria e Jashtme ka publikuar me radhë shtetet, ku kemi marrëveshje dhe ku lejet shqiptare të drejtimit të automjeti njihen.

Të paktën në 5 shtete të rajonit mund të lëvizim pa frikë. Ndërsa ka dhe disa marrëveshje që priten të firmosen së shpejti. Më konkretish që prej 2015 shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehësimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe.

Po kështu që prej 2013 edhe në Maqedoninë e Veriut patenat njihen. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë, Malin e Zi dhe së fundmi këtë muaj është rinovuar dhe marrëveshja me Kosovën.

Një shtete tjetër europian siç është Belgjika lejon lëvizjen me patentë shqiptare, por kjo ka një kriter. Kur shtetasit shqiptarë të hyjnë në Belgjikë, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti vetëm për 3 muaj, pas kësaj periudhe duhet ta konvertojë atë me patent belge.

Aktualisht kanë nisur dy procese paralele për pranimin e lejeve të drejtimit me Italinë dhe Greqinë. Ajo me Greqinë do të jetë më e shpejtë, pasi ka mbetur vetëm që marrëveshja të ratifikohet në Parlamentin grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY