Në kërkim për vjedhje me armë në Itali, zbulohet ku fshiheshin dy...

Në kërkim për vjedhje me armë në Itali, zbulohet ku fshiheshin dy shqiptarët

64
0
Shares

Policia e Durrësit ka finalizuar operacioni e koduar “Hijet e natës” duke arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe shtetasi B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY