Ish- kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha vihet nën hetim

Ish- kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha vihet nën hetim

81
0
Shares

Dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë duke i “kursyer” vetes përballjen me procesin e vettingut, por duket se ish drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës nuk do t’i shpëtojë dot hetimit.

Petrit Fusha është “filtruar” gjithsesi nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili përmes një njoftimi ka deklaruar se materialet e gjetura për ish kreun e prokurorisë së Tiranës ia ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në njoftimin e shkurtër të “shkallës së parë” të Vettingut, thuhet se mbi rastin është njoftuar dhe prokurorja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku.

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY