Finalja e Champions League mund t’i shkatërrojë dasmën çiftit

Finalja e Champions League mund t’i shkatërrojë dasmën çiftit

53
0
Shares

Një çift është në telashe, kjo pasi dasma e tyre korrespondon me datën e ndeshjes së madhe.

Dasma është planifikuar në të njëjtën ditë me ndeshjen e madhe finale mes Liverpool-Tottenham e vlefshme për Champions League. Të ftuarit e shumtë në dasmë shpresojnë se gjatë kohës që martojnë çiftin do të mund të shohin edhe ndeshjen e futbollit.

Nusja sigurisht që nuk është aspak dakord dhe është kujdesur deri në detaj që për asnjë moment dasmorëve të mos u jepet mundësia të shohin ndeshjen. Ajo u kërkoi 200 të ftuarve që në mënyrë kategorike të respektohet dasma dhe të mos i kushtojnë rëndësi ndeshjes as në celular.

Pjesa më e madhe e të ftuarve janë tifozë të Liverpulit dhe sigurisht që nuk duan ta humbasin ndeshjen, përfshirë dhe dhëndrin.

Kjo ngjarje ka marrë vemendje neë rrjetet sociale, ku komentuesit sugjerojnë një zgjedhje praktike siç është vendosja e një televizori pranë mjediseve ku do të organizohet dasma në mënyrë që të ftuarit t’i shijonin të dyja së bashku, ndeshjen dhe dasmën. Por nusja nuk toleron as në këtë pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY