“Propaganda për Enver Hoxhën”, flet mësuesi i gjimnazit të Tepelenës

“Propaganda për Enver Hoxhën”, flet mësuesi i gjimnazit të Tepelenës

60
0
Shares

Një orë mësimore në lëndën e historisë që rikthente në memorie, kohën e diktaturës dhe kreun e saj Enver Hoxha ka ngjallur reagim në rrjetet sociale madje edhe tek shoqatat antikomuniste.

Për Report TV, mësuesi i kësaj lënde në klasën e 11 të Gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë, Nekim Licaj, shprehet se nxënësit kanë qenë të lirë të parashtrojnë përmes tablove, një ditë të përjetuar në sistemin diktatorial. Ai ka mohuar kategorikisht akuzat se ka lartësuar figurën e Enver Hoxhës në këtë veprimtari.

Sipas tij, me anë të kësaj ore mësimore janë vënë në pah vuajtjet që ka shkaktuar regjimi diktatorial përgjatë 45 viteve dhe pasojat që ajo kohë la pas për popullin.

“Bëhet fjalë për një orë mësimi në klasat e 11-ta për periudhën e diktaturës komuniste. Nga një foto e hedhur në Facebook-un e shkollës është menduar se ne flasim për vlerat dhe figurën e diktatorit, kjo nuk është aspak e vërtetë ajo orë mësimi ka në fokus pasojat dhe vuajtjet që ka sjellë ajo kohë e diktaturës dhe gjithçka ka të bëje me atë kohë që nga 45-90.

Një vajzë që ka paraqitur punimit jepet me hollësi që nga burgjet, diskriminimi i njerëzve dhe shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut. Unë dhe gjej momentin të përgënjeshtroj se në asnjë moment nuk është folur apo glorifikuar (lartësuar) figura e diktatorit Enver Hoxha”, u shpreh Licaj.

Fotoja e orës së mësimit është publikuar në rrjetet sociale nga studiuesi Kastriot Dervishi. Studiuesi Dervishi ngre problematikën sesi kjo propagandë komuniste po futet nëpër shkolla, ndërkohë sipas tij, Ministria e Arsimit nuk merr asnjë masë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY