Media gjermane “kapet” me Shqipërinë: Videot flagrante jo gjithmonë të mbyllin karrierën...

Media gjermane “kapet” me Shqipërinë: Videot flagrante jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike

86
0
Shares

Një artikull i botuar nga media gjermane “Die Press” ka goditur Shqipërinë duke hequr një paralele  me situatën e ndodhur në Austri me kancelarin dhe zv.kancelarin të cilet dhanë dorëheqjen pas skandalit me videon.

Ish-ministri Ylli Manjani e ka publikuar në faqen e tij në Facebook këtë shkrim.Duke cituar shkrimin, Manjani bie dakord me konkluzionet e tij kur thotë se: Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike, duke marrë shembullin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, dhe videopërgjimit që iu publikua nga ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Në shkrimin e medias austriake thuhet se video e Metës tregonte për një aparat qeveritar të kapur në marrëveshje korruptive, po që përgjimi nuk u pranua kurrë si dëshmi.

“Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u lirua më pas nga akuzat në gjykatë. Duke qenë se ai drejtonte një parti që gjendej mes dy partive më të mëdha në vend, ai u kthye sërish në pozita drejtuese si kryetar Kuvendi dhe si President i shqiptarëve.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Ajo tregon ministrin e jashtëm dhe zëvendëskryeministrin që diskutojnë për një rryshfet prej 700,000 eurosh, për të dhënë kontratën për një tender për një hidrocentral”,thuhet mes të tjerave në shkrimin e ‘’Die Presse”.

Manjani shkruan se standartin perëndimor që na e solli Kurz, ish-kancelari i Austrisë, Rama nuk e pranon gjëkundi, por lutet të bashkohet dhe të jetojë me problemin.

Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike – thotë ky shkrim i gazetës Die Presse.

Plotësisht dakort me konkluzionin. Por, ajo çfarë thotë shkrimi është se si Rama, në dallim nga Kurz e pranoi koalicionin me Metën. Dhe jo vetëm aq, por e bëri dhe President…

Pra, standartin perëndimor që më së fundi na e solli në vemendje Kurz, nuk e pranon gjëkundi Rama.Kurz u nda nga problemi, Rama lutet të bashkohet dhe jeton me të…

Kur dështon me “problemin politik” Meta, bëhet me “krye-problemin elektoral” Niçe…Për dorëheqje e zgjedhje të parakohshme, as se çon nëpër mend”,-shkruan Manjani.

SHKRIMI ORIGJINAL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY