Shqiptari shkon për të vjedhur në kalçeto, por në fushë ishin….

Shqiptari shkon për të vjedhur në kalçeto, por në fushë ishin….

48
0
Shares

Historia që po ju tregojmë nuk është aspak nga një film komik, por është e gjitha e vërtetë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur të enjten e kaluar, më 16 maj, në Bollate, një provincë në qytetin e Milanos. Një hajdut shqiptar, 33 vjeç shkoi në qendrën sportive “Ardor” në Bollate me synimin për të hyrë në dhomat e zhveshjes së kalçetos, teksa lojtarët po luanin ndeshjen në fushë.

Hajduti shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve rreth orës 21:00, por fati i tij i keq, ishte që në fushë nuk ishte njerëz të zakonshëm, por karabinierët

Shqiptari u befasua, teksa në momentin që po hapte dhomën me një kaçavidë, u arrestua menjëherë. Karabinierët ngritën menjëherë akuzën për vjedhje në tentativë, dhe tashmë 33-vjeçari do të marrë vendimin në gjykatë.

Gjithsesi ndeshja e karabinierëve dështoi në atë ditë, për fajin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY