Këngëtarja shqiptare me famë botërore nxjerr foton me bikini, mesazh të fortë...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore nxjerr foton me bikini, mesazh të fortë vajzave

95
0
Shares

Bebe Rexha e ka treguar hapur që gjithmonë është kritikuar dhe nënvlerësuar për shkak të peshës së saj. E paragjykuar për shkak të formave trupore, Bebe ka ndarë dhe histori   të pakëndshme kur stilistët e njohur kanë refuzuar të punojnë me të në ceremoninë e ‘Grammy’ për shkak të masës së saj.

Që nga kjo kohë, këngëtarja shqiptare është kthyer në një nga personazhet që përpiqet ta përdorë famën e saj, për të përhapur ‘dashurinë ndaj trupit’ tek femrat.

Bebe publikoi një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet me bikini dhe krahas fotos, një mesazh të fortë.

Ndoshta duhet t’i bëja ‘photoshop’ barkut që të dukej i sheshtë. Këmbët e mia që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet të bëja veten më të gjatë dhe të rregulloja këmbët, por nuk e bëra. Shoqëria të bën të ndryshosh. Ja si duket një grua pa ‘photoshop’ në ‘Instagram’”, ka shkruar Bebe. Nuk kanë munguar komentet nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë mbështetur plotësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY