ANKETAT/Rinia “ngel në klasë” Bashkinë dhe partitë politike në Tiranë

ANKETAT/Rinia “ngel në klasë” Bashkinë dhe partitë politike në Tiranë

84
0
Shares

Anketa Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, e prezantuar në Samitin e 1-rë Kombëtar të të Rinjve, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri, sjell një realitet tepër shqetësues dhe mbase të papritur për Bashkinë dhe partitë politike në Tiranë.

Anketa e zhvilluar në 12 qarqe të vendit, me mbi 1210 të rinj e të reja, nga Child and Youth Policy Hub Albania, çdo javë do të publikojë Anketën me të dhëna për çdo Bashki qendër-qark të vendit, ku paraqiten shqetësimet, vlerësimi dhe zgjidhjet që të rinjtë japin për përmirësimin e situatës në të cilën ata ndodhen.

Anketa “Rinia në Tiranë 2019”, morri në konsideratë vetëm përgjigjet e të rinjve në Tiranë, dhe është bazuar vetëm te të rinjtë që ishin pjesë e Anketës, të cilët janë shprehur si vijon:

– 97% e të rinjve të intervistuar shprehen se Bashkia e Tiranës nuk i ka adresuar si duhet problemet e të rinjve;

– 91% e të rinjve të anketuar deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë;

– 92% e të rinjve të pyetur mendojnë se Sektori i Rinisë, Bashkia Tiranë nuk i ka adresuar problemet e tyre;

– 85% e të rinjve të anketuar mendojnë se Bashkia është pak ose aspak bashkëpunuese për zgjidhjen e problematikave të tyre;

– 94% e të rinjve në anketën e Tiranës, deklarojnë se buxheti është i pamjaftueshëm për rininë;

-88% e të rinjve te pyetur mendojnë se Bashkia nuk i ka mbështetur mjaftueshëm organizatave rinore!

Në lidhje me bashkëveprimin midis partive politike, besimit ndaj tyre, vijimësisë dhe dëshirës për të qënë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme vendore, shifrat paraqiten tërësisht alarmante përsa i përket të rinjve në kryeqytet.

-99% e të rinjve deklarojnë se partitë politike janë pak ose aspak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në Tiranë;

– 93% e tyre mendojnë se partitë politike as nuk dëshirojnë të konsultohen me ata për zgjidhjen e këtyre problemeve;

-70% e të rinjve nuk i shohin bashkëpunuese grupimet politike

-57% e tyre nuk dëshirojnë të jenë pjesë e votimeve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Arsyeja e këtij lloj bojkotimi, merr përqindjen më të madhe si mosbesimi te partitë politike, humbja e shpresës se politika mund të ndryshojë dhe se duan të largohen nga Shqipëria, si rrjedhojë e zhgënjimit që kanë krijuar tashmë partitë politike në vend.

Problemet kryesore të evidentuara nga Anketa “Rinia në Tiranë 2019” janë papunësia në masën 72%, e ndjekur nga të ardhurat e ulëta (54%), korrupsioni (48%) dhe arsimimi (48%).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY