“Je i gatshëm të bësh testin e drogës”, Si i përgjigjet Rama...

“Je i gatshëm të bësh testin e drogës”, Si i përgjigjet Rama kërkesës së Berishës

128
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një pyetje Edi Ramës gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”. Berisha i kërkoi Ramës nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës.

Nga ana tjetër, Rama tha se është gati të bëjë edhe diçka tjetër, duke iu referuar vettingut të politikanëve për Berishën, Bashën e Metën.

Sali Berisha: Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…

Ndërkohë Rama vijoi të vinte në sfidë ish-kryeministrin:

Rama: Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK. Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashke me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY