Del FOTO-ja e rrallë, Enver Hoxha me djalin dhe nipërit “kënaqen” nga...

Del FOTO-ja e rrallë, Enver Hoxha me djalin dhe nipërit “kënaqen” nga era e gjakut

106
0
Shares

Arkivisti i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ish-diktatori Enver Hoxha, djali i tij dhe dy prej nipërve e mbesave teksa pozojnë para 4 derrave të egër, të vrarë në gjueti.

Në titullin “Era e gjakut”, Dervishi shkruan më tej se, “një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY