Balliu: Sandër Lleshaj kërcënon qytetarët në krah të bashkëpunëtorit të sigurimit

Balliu: Sandër Lleshaj kërcënon qytetarët në krah të bashkëpunëtorit të sigurimit

62
0
Shares

Ish-deputeti demokrat për qarkun e Korçës, Klevis Balliu, ka akuzuar prefektin e qarkut të Korçës Dhori Spirollari si bashkëpunëtor të sigurimit.

Në një postim në facebook, Balliu shkruan: “Në krah të Dhori Spirollarit, bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Studiuesi’, Sandër Leshi kërcënon qytetarët. Në fakt Spirollari duhet shkarkuar nga detyra, pasi ai është konfirmuar si pjesë e Sigurimit të Shtetit edhe nga Autoriteti i Dosjeve”.

Një mesazh Balliu ka edhe për Ministrin e Brendshëm, i cili paralajmëroi nga Korça se askush nuk mund ti pengojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Balliu: “Sandër Lleshi që kur mbushje kafen e babait tim ke ecur goxha, por ti e di mirë që fuqia e qytetarëve nuk përballohet dot nga një servil si ty. Farsa elektorale nuk ka më në Shqipëri është koha për zgjedhje. Tani ty në fakt atë të kanë thënë të thuash dhe po e deklaron, por duhet të kesh parasysh që përgjegjësi do të mbash edhe ti për dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestime e paligjshme që ke bërë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY