Shkrimi në BILD dhe akuza për Ramën, kryeministri: Nuk e mbaj mend

Shkrimi në BILD dhe akuza për Ramën, kryeministri: Nuk e mbaj mend

64
0
Shares

Gjermania Bild botoi një shkrim të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, që sipas tyre përfshihet në dosjen 184 të përgjimeve.

Por çfarë mendon kryeministri Edi Rama për këtë akuzë?

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’”, shkruan Bild.

Edhe për këtë kryeministri kishte një përgjigje:

“Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY