EMRAT/Ngec në Vetting kryeprokurori i Gjirokastrës, kalon ai i Tropojës

EMRAT/Ngec në Vetting kryeprokurori i Gjirokastrës, kalon ai i Tropojës

146
0
Shares

KPK njoftoi sot se kryeprokurori i Gjirokastrës, Arben Pashaj është shkarkuar nga detyra.

Hetimi administrativ për Pashon u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Pozita e kreut të Prokurorisë së Gjirokastrës duket se u rëndua edhe nga një marrëdhënie financiare me një biznesmen, që ishte denoncuar tre herë për pastrim parash, por që Prokuroria e Gjirokastrës i kishte mbyllur hetimet në të tre rastet.Pasho deklaroi se hetimet ishin mbyllur për shkak të mungesës së provave.

Arben Pasho drejton Prokurorinë e Gjirokastrës prej vitit 2011, ndërkohë që ka punuar si prokuror edhe në Sarandë e Tepelenë. Ai iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret.

Ndërsa është konfirmuar në detyrë Artan Shtrunza, kryeprokurori i Tropojës.

Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Shtrungza u përball të hënën me procesin e rivlerësimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me profesionalizimin, të cilat u pranuan edhe prej vetë prokurorit që u justifikua se gabimet kishin ndodhur për shkak të mbingarkesës në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY