Artikulli në BBC: Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli,...

Artikulli në BBC: Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli, nuk gjenden dot

57
0
Shares

BBC ka publikuar një artikull ku raporton se një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës, shkruan BBC.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare rezultojnë të zhdukura dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY