Reagon gazetar i Bild që cilësoi Ramën gangster: Unë isha vetë në...

Reagon gazetar i Bild që cilësoi Ramën gangster: Unë isha vetë në Shqipëri

110
0
Shares

Gazetari i gazetës Bild, Peter Tiede, ka reaguar në Facebook, pas artikullit ku kritikonte qeverinë Shqiptare.  Në një postim paraditen e sotme, ai gazetari shkruan shkurtimisht: “Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Në artikull, ai konsideronte kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmendte faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, ngjalli mjaft reagime. Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e quajti dezinformues ndërkohë që u zotua se do ‘zyra e shpifjes’ do të merret me gazetën.

E ashpër ishte edhe deputetja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, që u shpreh se reportazhi është paguar me paratë e pista të opozitës./politiko.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY