Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Major Tanushit, homazhet dhe nderimet...

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Major Tanushit, homazhet dhe nderimet të enjten

54
0
Shares

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Trupi i major Tanushit ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” është pritur me nderime ushtarake në, përpara se të dërgohet pranë familjes. Në aeroport ndodhet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, familjarët dhe prindërit e majorit të ndjerë.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY