Digjet makina e gruas së gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda

Digjet makina e gruas së gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda

80
0
Shares

Makina në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit Sokol Binaj, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, në Tiranë, në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”.

Policia bën me dije se në parking  ka rënë  zjarr në  rrethana ende të paqarta në  mjetin në pronësi të shtetases L.B dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Sokol Binaj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda dhe ka pasur në shqyrtim një sërë çështjesh të rëndësishme.

Grupi hetimor  vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY