DETAJE/Parulla për Borschardt, studentja e shoqëruar aktiviste, shqyrtohen pamjet filmike

DETAJE/Parulla për Borschardt, studentja e shoqëruar aktiviste, shqyrtohen pamjet filmike

34
0
Shares

Është liruar studentja pas marrjes në pyetje në lidhje me parullën e shkruar në murin e banesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt.

Ana Azizaj u shoqërua mbrëmjen e së martës në Komisariatin nr.1 ku është pyetur për rrethanat e ngjarjes. Azizaj ka pohuar se ka qenë së bashku me një grup të rinjsh në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori por mbishkrimi në mur nuk është bërë prej saj.

Pas marrjes në pyetje, ajo u la e lirë ndërsa në pamjet filmike të siguruara nga policia janë identifikuar edhe personat e tjerë që ishin të pranishëm.

Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

Të gjithë sidomos qeveria, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së. Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.

“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD, duke mos e marrë përsipër aktin e të rinjve që angazhoheshin në strukturat e tyre.

Mbishkrimi “Borchardt turp të të vijë” në mur u shkruajt ditën e protestës, më 11 maj, pas deklaratës së ambasadorit ku dënoi dhunën në tubim e opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY