Denoncimi i studentit/ Bëni kujdes në Rinas, ju vjedhin sendet me vlerë!

Denoncimi i studentit/ Bëni kujdes në Rinas, ju vjedhin sendet me vlerë!

53
0
Shares

Një qytetar ka denoncuar këtë të mërkurë vjedhjet që kryhen në aeroportin e vetëm të Shqipërisë dhe nivelin e dobët të sigurisë në Rinas.

Denoncimin e ka postuar në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha. Qytetari shqiptar, thotë se është student dhe se prej kohësh kishte kursyer disa para për të vlerë një varëse floriri. Drejt udhëtimit nga Tirana për në Bruksel, kur ka kërkuar për varësen nuk e ka gjetur më. I riu bën thirrje që qytetarët shqiptarë të ruhen, pasi në aeroportin e Rinasit punonjësit vjedhin sende me vlerë.

 

Për më tepër lexoni të plotë rrëfimin e studentit:

Nuk permbahen, plaçkitje ne aeroportin e grabitjes se shekullit!

Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. sb

Prsh!
E keqja nuk na vjen vetem nga hajdutat jasht aeroportit qe sulmojne shuma eurosh te medha, por edhe nga Hajdutat e pafytyr, bandidat pa moral, punonjesit hijena te sektorit te valixheve te udhetarve nga Rinasi!!

Une qe po ju shkruaj jam nje student shqiptar, banues ne Bruksel, Belgjike.
Dje udhetova nga Tirana per ne Bruksel nga aeroporti i Rinasit.
Kur mberrita ktej pash qe me mungonte nga valixhja nje varese floriri me vlere afro 40,000 L (te reja), qe sapo e kisha bler tek subjekti ‘Altinbas’ ne TEG! Varese te ciles ja kisha ven syrin para 10 muajsh kur isha per her te fundit ne Shqiperi, dhe per te cilen kam ruajtur me kujdes euro cdo muaj ne menyr qe ta perballoja, nga qejfi, si djal i ri qe jam.
Ne momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjehere autorizova babin te kallezonte prane komisariatit te policis së Rinasit…kallzimi asht bo, por veshtir te merrem masa na than, perderisa nuk ka kamera tek disa ambjente te caktuara ku kalojn bagazhet e pasagjerve, mbasi jan dorzuar, para se me u fut ne barkun e avionit….Kam fol dhe me shqiptar te tjer dhe kan te njejtin shqetsim, shume sende me vler ju vidhen nga punonjsit e bagazheve te Rinasit!! Njoh nje student tjeter te cilit i kan vjedhur ore dore dhe nje Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin ne valixhe.
Ky eshte rast ku policia nuk ka cfare ben, eshte problem i sigurise se Aeroportit…
Shije shum te keqe me ngeli nga Shqiperia ksaj rradhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund te zgjidhet per sa kohe siguria ne aeroport eshte 0 …
Un nuk jam i pari as i fundit por Ju bej thirrje pasagjerve te tjer mbas meje te marrin masa dhe ti kycin mir valixhet, ne menyr qe te ruhen nga jo tjeter, pervecse hijenave e skifterave, punonjsve te Aeroportit!!
Ju falenderoj!

Me respekt,
A. H.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY