Dosjet 339 dhe 184, Vasili: Pse kjo frikë e ndërkombëtarëve për t’i...

Dosjet 339 dhe 184, Vasili: Pse kjo frikë e ndërkombëtarëve për t’i hetuar?

41
0
Shares

Ish-kreu i grupt të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka adresuar mesazhe ndaj ndërkombëtarëve, lidhur me blerjen e votave, pasi sipas tij, kanë frikë të kërkojnë prerë hetimin e dosjes 339 dhe 184.

Ndërsa ngre një sërë pyetjes lidhur me arsyet e heshtjes së ndërkombëtarëve për blerjen e votave, Vasili shprehet se nderkombetaret nuk mund te kene nje standart per veten dhe te predikojne nje skarcitet politik zgjedhor si standart,qe mjaftoka per shqiptaret sikur ata te jene qytetare te dores se dyte.

Ai shprehet se “Shqiptaret jane qytetare te dores se pare e te shkelqyer.Ata do te refuzojne rrepte cdo imponim te pajtimit me zgjedhje te kriminalizuara ngado qe te vije.

Shqiptaret do te votojne me standartin e Karolines se Veriut dhe jo me standartin kriminal te rilindjes se Edi Rames“.

Postimi i plotë i Vasilit:

Nderkombetaret “pa memorje” dhe Standarti Amerikan i zgjedhjeve te Karolines se Veriut, perballe atij rilindas te dosjes 339.

Nderkombetaret e strehuar ne Tirane kane nje druajtje dhe frike te madhe te kerkojne qarte e prere hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe cuarjen e fajtoreve perpara drejtesise.

Pse kjo frike e nderkombetareve per hetimin e dosjes 339 dhe 184 ?

Pse ky pajtim me grabitjen kriminale te zgjedhjeve nga Edi Rama, kur ne vendet e tyre mbreterojne standarte te larta ne zgjedhje dhe te papajtueshme me manipulimin e vjedhjen?

Pse kjo heshtje fajtore e nderkombetareve nderkohe,qe media boterore si VOA,ZDF RAI e plot te tjera bubullojne per grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantet

Pse ne Amerike ne Karolinen e Veriut vetem pak jave me pare anullohen zgjedhjet per manipulime ndersa ne Shqiperi i grabit krimi i bere njesh me qeverine dhe nderkombetaret heshtin?

Nderkombetaret nuk mund te kene nje standart per veten dhe te predikojne nje skarcitet politik zgjedhor si standart,qe mjaftoka per shqiptaret sikur ata te jene qytetare te dores se dyte.

Meqenese nderkombetaret e strehuar kane nje “coroditje” te kujteses po ju rikujtoj cfare ndodhi ne Karolinen e Veriut ne zgjedhjet per Kongresin Amerikan:

Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit ne Karolinen e Veriut.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan McCready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes.

Shqiptaret jane qytetare te dores se pare e te shkelqyer.Ata do te refuzojne rrepte cdo imponim te pajtimit me zgjedhje te kriminalizuara ngado qe te vije.

Shqiptaret do te votojne me standartin e Karolines se Veriut dhe jo me standartin kriminal te rilindjes se Edi Rames.

Kujtojmë se me kërkesën “Rama ik” për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme, opozita dogji mandatet e deputetit. Dje opozita zhvilloi edhe protestën e 5 kombëtare kundër qeverisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të garntojë zgjedhje të lira e të ndershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY