DETAJE/Operacion në dy shtete, cili ishte grupi i shqiptarëve që grabitën 70...

DETAJE/Operacion në dy shtete, cili ishte grupi i shqiptarëve që grabitën 70 apartamente

49
0
Shares

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Francë dhe Shqipëri, si rezultat i një hetimi ndërkombëtar. Besohet se shqiptarët kanë kryer rreth 100 vjedhje me thyerje, të cilat arijën  vlerën  300,000 euro. Ata vodhën bizhuteri, para, sende të vogla elektronike dhe të çmuara në shtëpi të cilat ishin bosh.

Personat e arrestuar akuzohen për vjedhje me forcë të rreth 100 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018.

Në Francë u arrestuan katër persona, tre burra dhe një grua, anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” në Shqipëri.

Personat e arrestuar në Francë dyshohet se kanë siguruar logjsitikën për ekipet e kriminelëve nga Shqipëria, të specializuar në vjedhje me thyerje.

Ata janë arrestuar që me 23 prill, ndërsa rezultatet e hetimit u bënë publike ditën e sotme, në një konferencë të posaçme për median pasditen e së Hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.

Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY