“Borchardt shame on you”, Paloka qëndrim ndryshe nga PD

Ndaje

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai zyrtari partisë në lidhje me parullën e shkuar në hyrje të apartamentit ku banon ambasadori i OSBE, ku shkruhej “Borchardt shame on you”.

Ndonëse PD e dënoi këtë akt dhe kërkoi nga Prokuroria të zbulojë kush janë autorët, Paloka i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, tha se deklaratat e Borchardt ishin realisht të turpshme.

Edi Paloka: PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dje, por unë kam një mendim ndryshe nga qëndrimi zyrtar. U shkruajt “turp” për një deklaratë që për mua ishte realisht e turpshme dhe vetë zotëria e ndryshoi pak më vonë. U akuzua opozita për dhunë kriminale dhe ndërkohë ishte sulmuar Sahit Dollapi, Tirana ishte e mbytur në gaz. Për mua ishte një thirrje për përgjegjësi. Është një popull i ngritur kundër një kryeministri, që nuk e do më, 80% nga të gjitha sondazhet, madje edhe funksionarë socialistë duan që Rama të largohet, jo se nuk e duan PS. Pra kemi një popull përballë një kryeministri që i dalin krah në mënyrë të habitshme disa ambasadorë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje