Zbulohet shpërndarësi i kokainës në Elbasan, policia zë ‘mat’ të riun

Zbulohet shpërndarësi i kokainës në Elbasan, policia zë ‘mat’ të riun

73
0
Shares

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ka qenë bashkëpunimi me qytetarët, ai i cili ndihmoi uniformat blu të bien në gjurmët e trafikantit. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit Komunitet- Polici , goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit kokainë. Në pranga një 26 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin se një shtetas në një lokal në lagjen ” Viserian Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike ,  menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç,  banuese në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY