VIDEO/”Babalja”, Salianji në seancë gjyqësore: Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

VIDEO/”Babalja”, Salianji në seancë gjyqësore: Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

42
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji është thirrur ditën e sotme në gjykatë për çështjen ‘Babalja’.

Në një prononcim për gazetarët para séancës, Salianji tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyreve që janë të përfshirë në këtë çështje.

Siç Rama ka kta njerëz, edhe unë do ta ndjek çështjen përmes avokatëve dhe do vij kur të pranohet dëshmia e Ramës,  Xhafes dhe atyre që janë të përfshirë në këtë çështjen.

Frika më e madhe e imja është të kem ndonjëherë frikë, frika nuk hynë në ndjesitë e mia.Qytetarët kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë sistemin”,- ka thënë Salianji.

VIDEO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY