Te rinjte evropiane tregojne Tiranen me gaz dhe dhune: Ishim ne nje...

Te rinjte evropiane tregojne Tiranen me gaz dhe dhune: Ishim ne nje mbremje kur…

113
0
Shares

Rjeti I studentëve Demokratë Europianë që mori pjesë në protestën e opozitës reagon pr dhunën e ushtruar nga policia: Dëshmitarë të dhunës së policisë ndaj qytetarëve dhe vetë Sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi

Deklarata:

EDS ishte duke festuar mbylljen e një takimi të suksesshëm të Këshillit në Tiranë në mbrëmjen e 11 majit, kur papritur një erë gazi helmues u ndje në restorantin tonë. Të tmerruar dhe në vështirësi për të marrë frymë, u strehuam brenda dhomave të mbyllura të restorantit. Sekretarja e Përgjithshme, Sara Juriks, e cili nuk mori pjesë në protestë por ishte e pranishme vetëm në gjatë darkës në Kalanë e Tiranës, filloi të kishte shqetësime dhe miqtë e FRPD-së organizuan një ambulancë për ta çuar në spital.

Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve të cilët u përndoqën, u dhunuan dhe u arrestuan. Një prej tyre ishte z. Sait Dollapi, Sekretari Organizativ i PD. “Krimi” I tij I vetëm ishte se ai u përpoq të vinte një maskë e cila do ta mbronte atë nga gazi helmues. Momentalisht ne jemi të gjithë shëndoshë e mirë bashkë me miqtë tanë shqiptarë, në pritje për tu larguar nesër në mëngjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY