Petrit Vasili sulmon kreun e OSBE: Na nguli thikë pas shpine

Petrit Vasili sulmon kreun e OSBE: Na nguli thikë pas shpine

70
0
Shares

Kreu i grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili sulmoi ashpër përfaqësuesit të OSBE pas deklaratës ku dënonin aktet e dhunës në protestën e djeshme.

Në një shënim në Facebook Vasili shkruan:

 “Reminishenca naziskine te Borchard!!

Borchard perfaqesuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes,teksa shikon sjelljen kriminale te policise ndaj protestuesve, ngazellehet sillet te ishte ndonje perfaqsues i nje organizate naziskine,qe adhuron perdorimin e gazit helmues per eksterminim e zhdukje masive dhe jo si perfaqesuesi i OSBE. Persa i takon gjoja merakut te Borchard per ligjin dhe institucionet,ky personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ kujton se nuk e mbajme mend se si ky vete bente tifozllek histerik per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, qe shkaterruan ne menyre te pandreqshme Kushtetuten dhe zgjedhjet ne Shqiperi.

Borchard eshte ngulitur ne memorjen e shqiptareve si nje huaj qe gjithmone eshte sjelle me thike pas shpine ndaj tyre. Interesat e erreta personale te tij e kane nxire edhe imazhin e organizates, qe perfaqeson, duke e shnderruar ate ne nje paradhome te Edi Rames dhe jo ne nje rojtare te paepur te demokracise dhe zgjedhjeve te lira e te ndershme”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY