Pas Fugës dhe ish-zëvendës ministri thirrje deputetëve dhe Presidentit: Shkarkoni Besa Shahinin

Pas Fugës dhe ish-zëvendës ministri thirrje deputetëve dhe Presidentit: Shkarkoni Besa Shahinin

53
0
Shares

Pas akademikut Artan Fuga, edhe ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka i bën thirrje deputetëve dhe Presidentit Ilir Meta të shkarkojnë Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Në një postim të gjatë në facebook, Muka shkruan se ministrja Besa ka injorancë dhe paaftësi në arsim, kjo që po i bën identitetit tonë kombëtar dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Akademia e Shkencave, thekson Muka,  është siguria që një komb ka për të ndërtuar reformat e duhura në arsimin e lartë dhe shkencë.

Në vijim të deklaratës, Muka thotë se nuk habitet se një person si Shahini me përgatitje të ulet akademike të ketë mungesë të thellë informacioni mbi rëndësinë që Akademia e Shkencave ka për një vend, por e habit fakti që injorancën e saj Ministrja e Arsimit nuk e plotëson me patjen afër të këshilltarëve të aftë për t’ju dhënë këshillat e duhura për të bërë reformat aq të nevojshme në arsimin e lartë dhe shkencë.

REAGIMI I  MUKES

Te dashur deputetete, ju duhet te kerkoni shkarkimin e Besa Shahinit! Zoti President, ju duhet te shkarkoni Besa Shahinin!

Besa, une nuk kam fjale te pershkruaj injorancen tuaj mbi arsimin e larte dhe demin e madh qe injoranca dhe paaftesia juaj po i ben identitetit tone kombetar dhe te ardhmes se Shqiperise dhe shqiptareve kudo ku ata jetojne. Une nuk habitem nga fakti qe nje person me pergatitje te ulet akademike si ju te kete mungese te thelle informacioni mbi rendesine qe Akademia e Shkencave ka per nje vend, por me habit fakti qe injorancen tuaj nuk e plotesoni me patjen afer te keshilltareve te afte per t’ju dhene keshillat e duhura per te bere reformat aq te nevojshme ne arsimin e larte dhe shkence.

Besa, Akademia e Shkencave eshte siguria qe nje komb ka per te ndertuar reformat e duhura ne arsimin e larte dhe shkence.

Besa, Akademia e Shkenca eshte nje nga struktuarat qe i garanton nje kombi qe qeveria e vendit te vet po ndjek politikat e duhura ne arsim, shendetesi, kulture dhe ne te gjitha fushat e zhvillimit ekonomik dhe social, por edhe ne orientimin e drejte politik te nje vendi.

Besa, Akademia e Shkencave eshte nje strukture unike me identitet te theksuar kombetar per cdo shtet, qe eshte e lire te bashkpunoje me cdo strukture te ngjashme ne rajon dhe bote, por kurrsesi te zhbehet dhe shkrihet me nje strukture te nje vendi tjeter sic ju propozoni! Vetem kur nje vend pushtohet, atehere shkrihet akademia e shkencave. Pushtuesi, per te mbajtur nje popull te nenshtruar, shkaterron arsimin e vendit qe ka pushtuar.

Besa, Akademia e Shkencave duke perdorur metodologjite bashkohore kerkimore dhe evidencat, perpiqet ti jape qeverise se vete dhe shoqerise qe perfaqeson rekomandime objektive lidhur me shkencen dhe teknologjine, e per pasoje duke dhene nje kontribut thelbesor ne zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate ekonomik dhe social te vendit.

Besa, Akademia e Shkencave Shqiptare sot eshte nje strukture e vdekur, e perfaqesuar nga injorante dhe pensioniste qe nuk jane aty per shkak te perkushtimit akademik dhe produktit shkencor, por per shkak te lidhjeve politike dhe nepotike. Ju ja keni lene drejtimin e reformes ne Akademine e Shkencave nje grupi pa identitet shkencor, injorante ne shkence; nje grupi te kryesuar nga Skender Gjinushi. Po Besa, une nuk kam frike te perdor emrin injorante ne shkence per grupin “reformator“! Skender Gjinushi dhe grupi drejtues i reformes ne Akademine e Shkencave jane NGELES NE SHKENCE, pa asnje produkt shkencor dhe pa asnje kontribut ne shkencen shqiptare. Eshte turp per kombin shqiptar, akademine shqiptare dhe per grupin e shkencetareve shqiptare te perfaqesohemi nga keta parazite intelektuale! Reforma ne shkence nuk behet nga injorantet, por nga shkencetaret (me ndihmen e duhur ligjore). Termi shkencetar ka njesi matese, dhe njesia matese eshte produkti shkencor.

Besa, ti nuk do mund ta kuptosh kurre rendesine qe shkenca ka per nje vend! Une si qytetar shqiptar, por edhe si nje akademik sot ndjehem i revoltuar qe arsimi ne Shqiperi te drejtohet nga ju. Ju keni treguar tashme ne disa raste qe jeni e paafte dhe nuk keni vizion per reformen ne arsimin e larte dhe shkence.

Prandaj, i bej thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, te beje shkarkimin e menjehershem te Besa Shahinit nga drejtimi i MASR si nje person qe ve ne rrezik te ardhmen e Shqiperise dhe identitetit tone kombetar. I bej thirrje deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te kerkojne menjehere shkarkimin e Besa Shahinit pasi perben nje rrezik per vendin.

Besa, ju nuk duhet te lejoheni nje dite me shume te drejtoni institucionin me te rendesishem ne vend qe ka ne dore fatin e rinise shqiptare dhe te kombit tone.

Besa, ju nuk po shkaterroni vetem te ardhmen e Shqiperise me paaftesine tuaj, por edhe te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni dhe vende te tjera. Nje komb e bashkoni arsimi dhe kultura, dhe ju me paaftesine tuaj po varrosni te ardhmen dhe bashkimin e shqiptareve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY