Ndryshimi i kufijve, Berisha flet për projektin: Eshtë i fondacionit të Sorosit...

Ndryshimi i kufijve, Berisha flet për projektin: Eshtë i fondacionit të Sorosit në Beograd

38
0
Shares

I rrethuar nga studentët demokratë europianë, ish-kryeministri Berisha ka nisur diskutimet me ta, lidhur me demokracinë, drejtësinë e problemet e tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në rini.

Berisha ka folur dhe për Soros, të cilin e ka cilësuar një armik, teksa ka ndarë dhe ekspierencën e tij.

Soros është armik i vlerave që ne besojmë dhe ndajmë. Në vitet 90 kur fillova ti kundërvihem diktaturës, kërkoja që shoqëria civile të ishte e pavarur. Kishte disa shoqata në diktaturë, por ishin të varura nga ministritë, dhe unë kërkoja një ligj që të mos ishin levë të tyre. Kur u vendos sistemi pluralist, Soros u paraqit dhe unë isha i gëzuar që po ndihmonte shoqërinë civile. Pas 4 viteve, rezultoi se 99% e organizatave që ai krijoi, ishin leva të ish-partisë Komuniste. Duhet ta dini që Shoqëria Civile e pavarur është jetike për një vend. Unë shoh një shoqëri civile levë e partisë socaliste. Soros është ndër të tjera korruptori numër një në botë. Ai bleu politikanë dhe bëri cdogjë, që paratë e tij të mos shteronin kurrë”,- tha Berisha.

Berisha shtoi se dhe reforma në drejtësi e ka marrë strategjinë nga Soros.  Për Berishën, Soros është shumë i rrezikshëm, duke përmendur dhe ndryshimin e kufijve. Sipas tij, projekti i cili ka dy vite që perflitet të shitet, është projekti i fondacionit të hapur të Sorosit në Beograd./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY